Në një intervistë për revistën “People”, aktorja dhe këngëtarja Jessica Simpson ka treguar se ka marrë një ofertë për  të shkruar një libër motivues, por ka refuzar sepse në zemrën e saj e dinte se nuk mund ta bënte dot diçka të tillë.

Unë nuk u ndjeva rehat të flas për veten në një mënyrë që nuk ishte e sinqertë”, tregon Jessica.

Por pak kohë më vonë, ajo botoi librin e saj të kujtimeve “Open Book”, ku ka zbuluar se është abuzuar seksualisht kur ishte vetëm 6 vjeç.

Kjo shkaktoi tek ajo një gjendje ankthi dhe stresi që do ishin shoqërueset e saj edhe në vitet në vazhdim. Dhimbja që ndiente, presionet në karrierë e çuan atë drejt alkoolit dhe barnave.

Gjendja e saj po përkeqësohej dhe mjeku i tha se duhet të ndalonte përdorimin e tyre sepse jeta e saj ishte në rrezik.

Unë po vrisja veten me pijet dhe barnat. Po çmendesha pas tyre. Ato më jepnin një ndjenjë vetëkënaqësie dhe gjithashtu mpirje”.

U detyrua të niste terapi dhe për të ishte e vështirë, por ndryshimi filloi të vihej re në gjendjen e saj dhe me ndihmën e familjes, miqve, bashkëshortit që nga muaji Nëntor i vitit 2017, Simpson shprehet se nuk ka pirë më alkool.

Unë e kam përdorur dhimbjen time dhe e kam shndërruar në diçka që mund të jetë e bukur dhe frymëzuese për njerëzit”.

Jessica Simpson, u martua me Eric Johnson, në vitin 2014 dhe tani kanë tre fëmijë, vajzën Maxwell, 7 vjeç, djalin Ace, 6 vjeç dhe vajzën e vogël Birdie, 10 muaj. /tvklan.al