Këngëtarja e njohur serbe Tea Tairovic në një intervistë ekskluzive për TVKLAN.AL ka zbuluar detaje rreth bashkëpunimit të saj me një këngëtar shqiptar.

Pas publikimit të “Hajde” një version serbisht i këngës së njohur shqiptare “Hajde luj qyqek”, këngëtarja premton se ka një surprizë për të gjithë fansat.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin e njohur Irkenc Hyka. Ajo ka treguar se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj e re, një ripërpunim i një prej këngëve më të njohura të Irkencit.

“Kam bërë një version të mirë të një prej këngëve të tij dhe jam shumë e kënaqur. Kënga do të publikohet së shpejti,” është shprehur Tairovic. /tvklan.al

Intervistoi: Redis Kondakçiu

Ekskluzive Web TVKLAN.AL