Alanis Morissette, këngëtarja me origjinë kanadeze, bën akuza të shumta për përdhunim në dokumentarin e ardhshëm “Jagged”.

“M’u deshën vite në terapi edhe për të pranuar se kishte pasur ndonjë lloj viktimizimi nga ana ime”, tha Morissette, 47 vjeç, në premierën e dokumentarit të Martën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, sipas Ëashington Post.

 “Unë gjithmonë thosha se pajtohesha dhe më pas do më kujtohet se ‘hej, isha 15 vjeç, nuk isha duke dhënë pëlqimin,’” ka shtuar ajo.

Në dokumentarin Jagged, të parë nga Post, këngëtarja, thuhet se nuk i përmend abuzuesit e saj.

“Unë i thashë disa njerëzve dhe kjo ra në vesh të shurdhër,” thotë ajo në dokumentar.

Morissette gjithashtu iu përgjigj kritikëve të cilët mund të pyesin pse ajo po flet për sulmin seksual tani.

“Ju e dini që shumë njerëz thonë, pse ajo grua priti 30 vjet? Dhe unë them gjithmonë çfarë dreqin. Ato nuk presin 30 vjet. Askush nuk po dëgjonte, jetesa e tyre ose familja e tyre ishte kërcënuar”, shprehet ajo./tvklan.al