Këngëtarja Elinara Shehu ishte një ndër të ftuarat e emisionit të sotëm “Zonë e Lirë”. Ajo promovoi klipin e saj më të ri të titulluar “Universale”, bashkëpunim me Tsunami.

Gjatë emisionit, këngëtarja tha se tekstin e këngës e ka shkruar vetë dhe se klipi personifikon dashurinë.

“Tekstin e këngës e kam bërë unë. Në klip është një çift i ri që personifikon dashurinë dhe jo pa qëllim e kam futur. Duke patur parasysh që teksti është diçka imagjinare, unë sërish kam dashur të fus brenda mesazhin e dashurisë sepse pavarësisht të gjithave në saj të saj lind jeta. Unë në çdo emision që kam shkuar kam qenë shumë “rock”, sonte vendosa të jem më feminile”

, tha Elinar.

/tvklan.al