Këngëtarja shqiptare shkëlqen në “The Ellen Show”

Këngëtarja shqiptare shkëlqen në “The Ellen Show”

21:48 19/10/2019

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka shkëlqyer në shfaqjen e famshme amerikane “The Ellen Show”. Ajo ka interpretuar live hitin e saj më të fundit “You can’t stop the girl”.

Kjo këngë, që është kolona zanore e një ndër filmave të shumëpritur nga Disney, “Maleficent 2”, u prit shumë mirë nga fansat. Ajo bëri për vete publikun dhe kjo performancë ishte një mundësi e mirë për të treguar për të disatën herë potencialin që ka në të kënduar.

30–vjeçarja ka falenderuar drejtuesen e emisionit amerikan që i dha mundësinë të kishte një performancë solo ‘live’, që prej shumë kohësh e kishte pritur dhe ëndërruar.

“Unë gjithmonë kam dashur të bëj një performancë solo në ‘The Ellen Show’ dhe ta bësh këtë për një këngë të fuqishme ishte e mahnitshme. Jam mirënjohëse”, ka shkruar bashkëngjitur postimit në Instagram ylli shqiptar.

Për këtë interpretim, ajo zgjodhi një fustan elegant të zi, të gjatë dhe me një të çarë që i shkonte shumë bukuroshes shqiptare.

Edhe Ava Max, rreth 6 muaj më parë, ka performuar në emisionin e moderatores së njohur  Ellen DeGeneres, ku i elektrizoi të gjithë me këngën e kther në hit “Sweet but psychco”.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi