Në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte e ftuar këngëtarja e grupit “Magic 4”, Vanina Çala. Ajo është nënë e dy binjakeve, Elior dhe Elein dhe janë 30 muajshe.

Vanina tregoi se ardhja e qumështit të gjirit nuk ka qenë e menjëhershme, pavarësisht se dhimbjet e lindjes kanë ardhur në mënyrë natyrale. Gjithashtu ajo shton se nuk i ka pëlqyer fakti që në maternitet pas lindjes i kanë ofruar biberon me formulë, për ushqyerjen e binjakeve të saj.

Vanina Çala: Unë kam lindur me cezarian, në operacion. Por shkoi gjithçka mirë dhe ardhja e qumështit të gjirit nuk ishte e menjëhershme, pavarësisht se dhimbjet e lindjes kanë ardhur natyrale. Unë e kam patur pak të vështirë dhe mund të them jam pak e mërzitur, me mënyrën si në maternitetet tona trumbetohet fakti që ti duhet t’i japësh fëmijës biberon dhe nuk të ndihmojnë ty si nënë e re, të kesh mundësinë të aktivizosh gjirin sepse është tamam aktivizim i gjendrave të qumështit, në mënyrë të menjëhershme, që fëmija mos ketë probleme me ushqyerjen.

Rudina Magjistari: Kur thua biberonin e ke fjalën për qumështin në biberon, apo atë biberon çuçon që mbajnë në gojë fëmijët?

Vanina Çala: Po formulë, biberon me formulë. Të japin, biberon i mirë për fëmijët e porsalindur është ky i kësaj marke dhe formula më e mirë për fëmijët e porsalindur është ky i kësaj marke.

Rudina Magjistari: Nuk besoj, kjo vjen kur e shohin që ndoshta një mama ka filluar të dorëzohet dhe…

Vanina Çala: Kjo vjen në momentin e parë sapo lind fëmija.

Rudina Magjistari: Të paktën ty të ka ndodhur kështu?

Vanina Çala: Po mua më ka ndodhur kështu, në maternitet më ka ndodhur kështu.

Vanina i ka ushqyer me qumësht gjiri të dyja vajzat e saj për 9 muaj./tvklan.al