Këngëtarja turke, Hacer Tulu, është qëlluar për vdekje në një klub nate në pronësi të saj në qytezën bregdetare të Bodrumit.

40-vjeçarja humbi jetën pasi 4 burra hapën zjarr në klubin e natës orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke lënë edhe shumë të tjerë të plagosur.

Sipas medias, ajo u qëllua në skenën e klubit të natës. Autorët u larguan nga vendngjarja, por u arrestuan nga policia vetëm pak orë më vonë.

Tulu ishte vajzë e emigrantëve nga Bosnje Hercegovina.

 

Sevene Canım Feda Sevmeyene Elveda ❤💙

A post shared by Hacer Tülü Official (@hacertuluofficial) on

Para se të niste karrierën e saj si këngëtare, Tulu modeloi në Turqi në fund të viteve 1990, ndërsa më pas u bë bashkëpronare e një agjencia modelingu.

Pasi publikoi albumin e parë në vitin 2014, ajo bashkëpunoi me emra të mëdhenj të muzikës turke. /tvklan.al