Që të jesh efektiv në humbjen në peshë, ekspertët shprehen se është mjaft e rëndësishme dieta që ndiqni.

Çfarë duhet të hani, kur duhet të hani? Këto pyetje mund të jenë të vështira për t’u përgjigjur, por luajnë një rol vendimtar në humbjen në peshë.

Ushqimet e pasura me yndyrë, kalori dhe më pak lëndë ushqyese duhet të shmangen. Është e rëndësishme të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të pasura me lëndë ushqyese.

Por shpeshherë disa produkte që konsumoni mund të ndikojnë negativisht në ‘luftën’ tuaj për të humbur peshë.

Një produkt që nuk duhet konsumuar është soda limoni. Gjithmonë është konsideruar si zgjidhje ideale, por së fundmi ekspertët shprehen se ashtu si çdo pije tjetër e gazuar, soda limoni nuk ofron ndonjë vlerë ushqyese. Gjithashtu ëmbëlsuesi artificial i përdorur në këtë pije mund të dëmtojë shëndetin tuaj në mënyra të ndryshme.

Nga hulumtimet e kryera rezulton se soda limoni mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike si sindroma metabolike, problemet me zemrën dhe diabetin.

Të jesh i hidratuar është shumë e rëndësishme për humbjen e peshës. Prandaj pini shumë ujë dhe eleminoni pijet e tjera të gazuara./tvklan.al