Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka përshëndetur njohjen e Kosovës si shtet nga Kenia.
Kreu i shtetit shqiptar ka falenderuar homologun e tij kenian që firmosi për njohjen e shtetit të Kosovës.
“I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim, William Ruto, për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkroi Presidenti Bajram Begaj, në profilin e tij zyrtar në platformën X.
Kenia është shteti i 118 që njeh zyrtarisht Kosovën.
Lajmin fillimisht e dha Behgjet Pacolli, i cili në një postim në Facebook bëri të ditur se kishte lobuar prej vitesh që Kenia të njihte pavarësinë e Kosovës.
Pleased that Kenya has recognized the state of Kosova today.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) March 26, 2025
I extend my gratitude to my friend @WilliamsRuto for this decision, warmly welcomed by all Albanians.
🇦🇱🇽🇰🇰🇪 pic.twitter.com/2HowBvggJe
/tvklan.al