Vetëm një orë e gjysmë larg Tiranës kushdo mund të zgjedhë të shijojë pushimet apo një fundjavë  në një plazh të virgjër si Kepi i Rodonit. I rrethuar nga kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë kepin, pyjet e vogla me gjelbërim ndërthuren me kaltërsinë e detit duke ofruar një pamje çlodhëse për syrin e turistit.

Më kureshtarët për këtë zonë, duket se janë të huaj. Rrugës për në breg, takojmë turistë të huaj, pjesa më e madhe e tyre vijën për herë të parë në këtë zonë, por ka dhe nga ata që janë rikthyer për së dyti herë.

“Është hera e dytë që vij në Shqipëri. Para dy vitesh kemi bere një tur në jug të Shqipërisë, ndërsa këtë vit në veri në vendit. Kemi parë në internet për Kepin e Rodonit,por edhe miqtë tanë italianë na kanë treguar për këtë vend pasi kanë bërë pushime këtu. dhe thamë pse të mos e vizitojmë edhe ne këtë zonë dhe jemi shumë të kënaqur sepse ushqimi është shumë i mirë dhe natyra është e mrekullueshme, dhe me siguri do të vijmë sërish”.

“Ne jemi nga Gjermania. Do të qëndrojmë në Shqipëri për 4 javë, një ditë do të rrimë këtu tek Kepi i Rodonit dhe më pas do të bëjmë një tur në vende të tjera të Shqipërisë. Këtu tek Kepi i Rodonit vizituam kishën dhe kështjellën dhe më pëlqyen shumë”.

“Në vijmë nga Venecia dhe është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Po vizitojmë plazhet më të bukur të Shqipërisë, kjo është ndalesa e parë dhe mund të them që fillimi është shumë i bukur, pamë kështjellën dhe kishën dhe pëlqyen shumë”.  

“Unë vij nga Spanja. Është hera e parë që vij në Shqipëri  së bashku me një grup miqsh. vizituam kështjellën dhe tani do të shikojmë edhe kishën dhe pastaj do të ikim në plazh. Ëshët një vend shumë i bukur”.

“Unë jam nga Gjermania. Ky është një nga vendet më të bukur që kam parë. Natyra dhe plazhi qënkan të mrekullueshëm. Ky vend duhet të vizitohet, prandaj u kam treguar miqve mi vendet më të bukur të Shqipërisë”. 

I konsideruar si perla e Adriatikut, Kepi i Rodonit mbart brenda tij jo pak vlera historike dhe kulturore.

Pranë kështjellës së Kepit të Rodonit ndodheshin edhe katër manastire katolike të cilat kanë ekzistuar në këtë vend përpara se të ndërtohej kështjella.

Kisha e Shën Ndout i takon arkitekturës romane-gotike dhe është ndërtuar sipas specialistëve në shekujt 14-15.

Tv Klan