Kanë kaluar më shumë se 60 vjet qëkur aktorja amerikane, Grace Kelly, u martua me Princin e Monakos, Rainier III, por ka ende mistere që rrethojnë figurën e kësaj gruaje dhe martesën e saj. Një prej sekreteve të saj u zbulua së fundmi me anë të një skanimi të rrezeve X në këpucët e saj.

Këpucët e dasmës së Grace Kelly kaluan nën një skaner me rreze X nga ekspertët dhe në to u gjend një objekt rrethor nën pjesën e shollës së këpucës.

Objekti metalik ishte një monedhë bakri e ngjitur brenda këpucës. Specialistët mendojnë se ishte e vendosur aty për të sjellë fat. Princesha vendosi të vazhdonte traditën dhe i kërkoi këpucarit që ta fshihte nga sytë e të gjithëve.

A funksionoi vërtet?

Nuk dihet nëse ndodhi prej monedhës, por Grace Kelly dhe Rainieri III patën një martesë të mrekullueshme dhe të lumtur, së bashku me 3 fëmijët e tyre për të gjithë jetën./tvklan.al