Këputja e kavove të teleferikut në Kanada po hetohet nga policia si një akt i qëllimshëm.

Të gjitha kabinat, 30 të tilla, ishin rrëzuar në tokë. Ngjarja ka ndodhur në veri të Vancuver rreth orës 04:30 kur teleferiku ishte i mbyllur dhe nuk pati asnjë person të lënduar.

Menaxheri i teleferikut tha për mediat se mirëmbajtja e kavove ishte bërë kohët e fundit dhe linja nuk kishte asnjë problem. Sipas tij, nuk ka shanse që kavoja e teleferikut të jetë këputur vetë, por ai hedh dyshime se ky është një akt i qëllimshëm.

Policia kanadeze është duke hetuar në këtë pistë. Një oficer policie tha për gazetarët se do të ishte mëse e dukshme rasti i një kavoje të këputur për shkak të amortizimit dhe asaj që është prerë qëllimisht.

Autoritetet janë duke hetuar për të zbuluar personin përgjegjës për këtë ngjarje. /tvklan.al