Keqtrajtohet në Las Vegas statuja e Nicki Minaj

Keqtrajtohet në Las Vegas statuja e Nicki Minaj

16:59 19/08/2015 4

Statuja prej dylli e reperes Nicki Minaj në muzeun Madame Tussauds në Las Vegas është marrë në mbrojtje menjëherë sapo disa foto të pahijshme u zbuluan në rrjetet sociale.

1

Kur pozat e vizitorëve pranë këngëtares u vunë re se ishin të paparshtatshme, drejtuesit morën vendimin që statuja e reperes amerikane të mbrohej nga roje të sigurisë.

5

Fotoja, e cila u bë shkak i këtij vendimi ishte ajo e një djali të ri, i cili pozonte pranë të pasmeve të Nicki Minaj, duke improvizuar skena seksi./tvklan.al
Të ngjashme
UKT