Kërcënimet e shumta të grupeve terroriste serbe ndaj politikanëve shqiptarë në Prishtinë, pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, kanë shtyrë Policinë e Kosovës që të angazhojnë mbrojtje të afërt policore për kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe politikanë të tjerë të subjekteve politike parlamentare.

Burime brenda Policisë së Kosovës për korrespondenten e Tv Klan në Prishtinë, Blerta Dalloshi Berisha, bëjnë të ditur se kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe politikanë të tjerë shqiptarë, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, kanë qenë target i grupeve të dyshuara terroriste nga Serbia, prandaj Policia ka vendosur të shtojë mbrojtjen e afërt.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është ofruar një ekip i mbojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK./tvklan.al