Kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i falenderojë publikisht rektorin e sapo zgjedhur të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe Dekanin Dhori Kule, që pavarësisht kërcënimeve, nuk u tërhoqën nga gara.

Kreu i qeverisë e bëri këtë deklaratë në një takim me krerët e sapo zgjedhur të universiteteve dhe fakulteteve.

Koni dhe Kule u kërcënuan gjatë procesit zgjedhor nga Emiljano Shullazi, i cili për këtë akt u shoqërua në polici dhe më pas u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nën akuzë për disa vepra të tjera penale.

Në takimin me të zgjedhurit në universitete, Kryeministri e ka vlerësuar si meritë të qeverisë, faktin se u zhvillua një garë e ndershme, pa ndikim politik.

Kreu i qeverisë foli për reformën në Arsim, gjatë një aktiviteti të zhvilluar për 90 – vjetorin e gjimnazit “Qemal Stafa”.

Elja Zotka/Tv Klan