Pas njoftimit të Prishtinës se do të ndalojë lëvizjen nëpër vendkalimet administrative me letërnjoftime serbe, kanë reaguar kryetarët e komunave të Veriut të Kosovës.

Siç shkruan

Klan Kosova,

që citon një media në Veri të Mitrovicës, përmes një komunikate për shtyp, drejtuesit e komunave kanë paralajmëruar se nëse kjo do të ndodhë, ata do të bllokojnë dy pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë dhe përmes tyre nuk do të mund të kalojë askush dhe asgjë.

Ne jemi të gatshëm për ta bllokuar kalimin, për protestat paqësore dhe për të luftuar mosbindjen ndaj qytetarëve deri në fitore, ndërsa Prishtina edhe një herë le të mendohet mirë nëse me serbët e Veriut të Kosovës dëshiron të bisedojë me gjuhën e dhunës apo që problemet t’i zgjidhë me dialog”,

thuhet në deklaratën e kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit./tvklan.al