Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur armëpushim për Pashkë me Ukrainën. Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare.
Putin tha se do të ketë një ndalim të përkohshëm të sulmeve nga ora 16:00 e ditës së sotme deri rreth mesnatës së 21 Prillit.
Presidenti rus supozoi se edhe Ukraina do ta ndjekë armëpushimin dhe trupat ruse janë të gatshme të zmbrapsin çdo shkelje të mundshme.
Megjithatë është e paqartë nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ka pranuar kushtet e armëpushimit.
Kjo lëvizje vjen pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të tërhiqet nga negociatat për paqe nëse nuk bëhet progres mbi një marrëveshje të mundshme./tvklan.al