Arrestimin e 4 personave që kërcënuan pronarin e një biznesi në Fushë-Krujë e ka përshëndetur ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Ministri thotë se mbi ligjin nuk mund të ketë asnjë individ më të fortë.
“Do bëjmë gjithçka që në territorin e Shqipërisë të mos ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Përgëzoj Policinë e Shtetit për parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në Krujë dhe ndalimin e personave që guxuan të kërcënojnë një qytetar, i cili kishte denoncuar një paligjshmëri”, thotë ministri Balla.
Pronari i një biznesi kishte bërë kallëzim për vjedhjen dhe autori i dyshuar së bashku me 3 persona të tjerë po e kërcënonte me armë. Policia ndërhyri duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes dhe arrestoi 4 të dyshuarit. /tvklan.al