Gjyqtari i Korçës, Besnik Shehu ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë nga dy persona mëngjesin e sotëm.

Burime policore thanë se Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha kanë qenë në proces gjyqësor për një konflikt për pronat dhe vendimi i gjykatës është bërë shkak për kërcënimet.

Mësohet se këta dy persona kanë kërcënuar gjyqtarin me vrasjen e tij dhe të familjes.

Policia ka ndaluar personat pas kallëzimit që ka bërë gjyqtari, dhe pas marrjes në pyetje i ka lënë të lirë.

Tv Klan