Drejtori i ALUIZNI-t në Kukës, Vladimir Spahiu, u kërcënua me armë nga një 40-vjeçar me iniciale P.H. Ndërhyrja në kohë e Policisë së Kukësit bëri të mundur parandalimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale.

Sipas policisë, 40-vjeçari kërcënoi drejtorin e ALUIZNI-t pas një konflikti me të. Më pas shkoi në banesë ku mori çiften dhe u rikthye. Por ndërhyrja në kohë e forcave policore arrestoi autorin dhe bllokoi armën e tij.

Sipas policisë, 40-vjeçari çiften e posedon me leje, teksa akuzohet për kanosje për shkak të detyrës dhe prishje të rendit e qetësisë publike. Konflikti mes tij dhe drejtorit të ALUIZNI në Kukës ndodhi për shkak të detyrës së këtij të fundit.

/tvklan.al