Një 18-vjeçar është kërcënuar me mjet prerës, biçak, në një lulishte në Lushnje.

Sipas Policisë së qytetit bëhet me dije se N.H. 23 vjeç dhe A.P. vjeç, të dy banues në Lushnje kanë kërcënuar të riun.

Dy personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë 18-vjeçarit një sasi lekësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë, si edhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë”, njoftojnë autoritetet./tvklan.al