Blerta Bengasi tregon, se edhe ka vendimin e gjykatës, që duhet të takojë fëmijët pas shkolle, titullarët e shkollës nuk e lejojnë, të porositur nga ish bashkëshorti i saj, që të hipin direkt në furgonin e transportit.

Pas denoncimit të saj, emisioni “Stop” kontaktoi me përmbaruesin e kësaj çështje, Klodian Pjetri,  i cili tregon versionin e tij.

Përmbaruesi Klodian Petri: Te vendimi i gjykatës, takimi i fëmijës do të zhvillohej tek ambientet e shkollës. Dhe, filloi pjesa e pandemisë, që ishte shumë e paqartë dhe kjo. Gjatë kësaj kohe që ka filluar shkolla, zonja nuk është paraqitur këtu!

Gazetarja: Ju jeni përmbarues, duhet t’i bini pak mbrapa vendimit të gjykatës…

Përmbaruesi Klodian Petri: Do t’i biem pra! Më fal, një sekondë, do t’i biem mbrapa, kur të vijë dhe zonja që të më vejë në dijeni!

Gazetarja:  Ky s’ja hap nënës, çfarë t’i thonë nëna?

Përmbaruesi Klodian Petri: Unë nuk kam informacion, se si është situata tani!

Gazetarja: Unë të them që nuk e ka takuar.

Përmbaruesi Klodian Petri: Po ti kush je? Ti kush je?

Gazetarja: Unë të prezantova që jam gazetare.

Përmbaruesi Klodian Petri: Po dakord, pra! Nuk të njoh unë!

Gazetarja: Të njoh unë ty, të njeh gjykata, ti zbato vendimin e gjykatës..

Përmbaruesi Klodian Petri: Atëherë, më dëgjo, më dëgjo një sekondë se nuk e di çfarë do të nxjerrësh nga mua…

Gazetarja: Unë dua të nxjerr që ti të bësh punën.

Përmbaruesi Klodian Petri: Të vë në dispozicion dosjen!

Gazetarja: Unë nuk dua dosje, dua fakte, ku je ti si përmbarues a ke zbatuar vendimin e gjykatës.

Mes kësaj situate konfliktuale “qershia mbi tortë” është sugjerimi i gjyqtares Irena Plaku, që kërkon gjetjen e gjuhës së përbashkët mes dy prindërve, edhe pse në mes janë disa urdhra mbrojtjeje.

Gjyqtarja Irena Plaku: Pse nuk gjeni një gjuhë të përbashkët?

Avokati i Blertës: Janë bërë tentativat, dhe ju keni bërë një seancë pajtimi dhe nuk është ezauruar.

Gjyqtarja Irena Plaku: Një nënë e njeh fëmijët në vet, më mirë se kushdo tjetër! Blerta ka pas marrëdhënie shumë të mira! Nëna ka qenë figurë primare…

Qytetarja: Po ka 9 muaj që është bërë gjyshja primare. Unë për veten time thashë, në qoftë se thashë do i merrja fëmijët, unë nga babai s’do i largoja kurrë! Nuk jam si ai!

Gjyqtarja Irena Plaku: Si të gjeni një gjuhë të përbashkët?

Avokati i Blertës: Ka tentuar me dhjetëra herë me mirëkuptim! Të të bëj një pyetje zonja gjyqtare? Ekzekutimi i një vendimi, në mënyrë vullnetare, a nuk është element bashkëpunimi?

Gjyqtarja Irena Plaku: Patjetër! Patjetër që është!

Avokati i Blertës: Dhe nuk ka gjetur terren nëpërmjet institucionit të Zyrës së Përmbarimit, në ekzekutimin vullnetar është refuzuar!

Gjyqtarja Irena Plaku: Ok!

Pas ndërhyrjes së “Stop”, takimi përmbarues-psikolog-shkollë do të realizohej për takimin e nënës me fëmijët, përmbaruesi Klodian Petri, kërcënohet me jetë. Alban Bengasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes, vjen në shkollë i shoqëruar nga 7 persona dhe kërcënon përmbaruesin, se do ia mbushë barkun me plumba.

Ish-bashkëshorti: Fëmijët i kam regjistruar këtu. Ka të drejtën e takimit dhe ish bashkëshortja, pas procesit mësimor. Pas procesit mësimor është kur fëmija më vjen mua sipas pagesës. Tani i ka dhënë llafin zv. drejtoresha ta marri këtu.

Përmbaruesi Klodian Petri: Sepse vendimi i gjykatës kështu thotë, në ambientet e shkollës, ditën e martë dhe të enjte të çdo javë, duke e marrë pas mbarimit të shkollës.

Ish-bashkëshorti: Pas mbarimit të shkollës.

Qytetarja: Po, po, po…po jo mo thuaj gjyqtares ta përcaktojë gjyqtarja jote! Ka mamaja ditën për të marrë fëmijën. Ti sot s’e ke ditën për të ardhur!

Ish-bashkëshorti: Dëgjojë fëmijën, dëgjoje çfarë thotë!

Qytetarja: Po lëre fëmijën, se e ke mësuar ti!

Përmbaruesi Klodian Petri: Kemi ardhur të zbatojmë një vendim gjykate.

Polici: Po.

Përmbaruesi Klodian Petri: Më kanë kërcënuar “ do të mbushim barkun me plumba”, dhe më kanë pështyrë. Ka kamera, dua të bëj një denoncim!

Polici: Ok, dakord!

Përmbaruesi Klodian Petri: Atëherë, unë Klodian Petri, përmbarues gjyqësor pranë Zyrës së Përmbarimit Tiranë u paraqita sot në ambientet e shkollës, për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimit. Pasi kontaktuam me palën kreditore, pala debitore Alban Bengasi është i shoqëruar me 4-5 veta, njëri prej të cilëve më është ofruar dhe më ka kërkuar, të largohem duke më kërcënuar me jetë! Më pas më janë afruar dhe ofenduar, duke dhe më pështyrë. E gjitha kjo ka ndodhur në oborrin e shkollës.

Qytetarja: Përmbaruesi thotë, që më kanë kërcënuar me jetë, plumba. Ata 6 personat e tjerë, ku janë zotëri? S’jeni polici. Më kanë ndodhur shumë gjëra, asgjë s’keni bërë!

Psikologia: Dhe për aq kohë sa situata është e paparashikuar dhe e papërshtatshme, për një fëmijë të mitur, nuk realizohet takimi.

Qytetarja: Kush do ta marrë fëmijën tim, ditën sot që unë e kam me vendim gjykate?

Psikologia: Sot, nuk e realizojmë dot!/tvklan.al