Organizata terroriste kërkon lirimin e dy gazetarëve

Të Mërkurën Prokurori Publik, Lubomir Joveski, ka pranuar një letër kërcënimi për jetën.

Dërguesit janë prezantuar si organizatë terroriste dhe kërkojnë të lirohen nga ndjekja gazetarët e Tv Alfa, Goran Momirovski dhe Dragan Milosavleviç, procedurë për të cilën Prokuroria thotë se është ndërprerë në Dhjetor të vitit 2021.

Në letër kërkohet që Joveski ta ndalojë ndjekjen në të kundërtën i kërcënohen me vrasje.

“Lubomir Joveski lironi menjëherë nga të gjitha akuzat për shkak se janë të pafajshëm. Lubomir Joveski do t`ju vrasim shumë shpejt. Vetëm presim momentin e duhur t`ua marrim jetën. Veproni menjëherë nëse doni të mbeteni gjallë. Ne jemi organizatë terroriste që Lufton dhe vret për padrejtësi dhe jemi të gatshëm të vdesim për të”.

Kërcënimet kanë mbërritur në dy versione. Njëra në maqedonisht kurse tjetra e shkruar me dorë në gjuhën angleze. Nga ana tjetër, Prokurori Joveski, kundërpërgjigjet se kërcënimet e këtilla janë të kota.

“Prokurori Publik i RMV-së thekson se janë të kota kërcënimet e këtilla, madje qofshin edhe për jetën dhe nuk do të heqim dorë në zbatimin e ligjeve dhe në veprimin profesional dhe me përgjegjësi të Prokurorisë Publike”.

Nga Prokuroria njoftojnë se letra do t`u dorëzohet MPB-së për të shqyrtuar përmbajtjen dhe personin që e ka dërguar. 

Klan Macedonia