Një tentative grabitjeje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë. Policia e këtij qyteti njofton se  një person ende i paidentifikuar ka kërcënuar një 34-vjeçare dhe ka tentuar ta grabisë atë.

Autori nën kërcënimin e thikës ka tentuar t’i marrë një shumë parash 34-vjeçares pranë bankomatit të një banke.

Lidhur me këtë ngjarje, autoritetet kanë nisur hetimet për zgjedhjen e saj dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al