Policia po heton 11 persona, autorët rrezikojnë deri në 5 vite burg
Presidenti i Republikës italiane , Sergio Mattarella është kërcënuar përmes disa mesazheve që vinin nga rrjetet sociale. Kreu i shtetit ka qenë shënjestër e urrejtës në internet. Hetimet janë zhvilluar në zona të ndryshme të Italisë.
Sipas italianes Republika, hetuesit kanë sekuestruar telefona celulare , tableta, si dhe hard disk kompjuterësh. Hetimet janë deleguar nga Prokuroria Publike e Romës duke filluar nga Gjenova e deri në Bari. Autoritetet italiane kanë arritur të sigurojnë të dhëna të rëndësishme kundër të dyshuarve, detajet e të cilëve nuk janë bërë ende të ditura. Mbi këta persona rëndojnë akuzat për përbuzje ose shkelje të veprës ndaj nderit dhe prestigjit të kreut të shtetit.
Nëse personat e hetuar shpallen fajtorë do të marrin një dënim i cili shkon nga një deri në pesë vite burg. Kjo nuk është hera e parë që presidenti italian bie pre e kërcënimeve, pasi në muajin Mars 10 persona të tjerë u vënë nën hetim, mes tyre edhe 2 shqiptarë Irena Salati dhe Arjan Karagjozi.
Klan News