Interpol Tirana njofton se pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol Romën i ka komunikuar një 36-vjeçari që po mbahet në burgun e Fierit për vrasje të mbetur në tentativë se është në kërkim edhe nga autoritetet italiane.

Armand Lushaj (Jazaj), banues në Vlorë ka tentuar në 2020-ën të vrasë një person në këtë qytet.

Ai u arrestua në Korrik të vitit 2023 në Greqi dhe u ekstradua në vendin tonë.

Pas kryerjes së dënimit të Shqipëri do të ekstradohet në Itali ku është dënuar nga Gjykata e Firences me 9 vjet burg për trafik droge në vitet 2016 – 2018.

Interpol Tirana njoftoi se në bashkëpunim me Interpol Brukselin është kapur në Belgjikë një 30-vjecar nga Shkodra i shpallur në kërkim për kanosje me armë.

Tv Klan