Kërcënoi me armë të riun, kapet 20-vjeçari



Kërcënoi me armë të riun, kapet 20-vjeçari

11:15 17/01/2021

Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia.

Disa ditë më parë ai ka kanosur me armë zjarri një 18-vjeçar në Kurbin. Mësohet se i riu ka qëlluar me armë zjarri në ajër më 12 Janar. Nga kjo ngjarje ai u shpall në kërkim, ku vetëm tashmë u bë i mundur lokalizimi i tij.

Po ashtu, policia e Lezhës njofton se janë vënë në pranga edhe 4 qytetarë të tjerë për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, janë proceduar penalisht 8 qytetarë pasi gjatë  një proteste ditën e djeshme kanë bllokuar aksin rrugor Milot-Morinë.

“Ndërsa, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, ku disa shtetas bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë  kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:  E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës, Mirditë”, thuhet në njoftim./tvklan.al






Të ngjashme