Kërcënoi me jetë Kryeministrin Rama, shoqërohet i riu

Kërcënoi me jetë Kryeministrin Rama, shoqërohet i riu

15:44 14/11/2019

Pas verifikimeve Andrea Kurti është lënë i lirë

Një shaka me shokët për pak sa nuk i ka kushtuar shtrenjtë një të riu nga Puka. Andrea Kurti personi që shihni në këtë foto, është shoqëruar nga forcat e Antiterrorrit, pasi i ka dërguar disa SMS-së kërcënuese Kryeministrit Edi Rama. Kurti është vënë në lojë nga disa miq të cilët mësohet se i kanë thënë se nuk mund t’i dërgonte SMS kërcënuese kreut të qeverisë. Të njëjtët mesazhe ai ia nisi i dhe shokëve.

Pas verifikimeve i riu është lënë i lirë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që numri 1 i qeverisë merr kërcënime. Në Dhjetor të 2014-s, Policia e Tiranës vuri në pranga avokatin Bashkim Hoxha pasi i dërgoi disa mesazhe ofenduese dhe kërcënuese kreut të qeverisë.

Edi Rama u kërcënua edhe kur ka qenë kreu i opozitës. Pas protestës së 21 Janarit në vitin 2011, policia arrestoi shtetasin Luan Rami. Nëpërmjet mesazheve ai kërcënoi liderin e opozitës me vdekje, pasi iu dogj makina gjatë protestës.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi