Një 26-vjeçar është arrestua nga Policia e Elbasanit, pasi ka kërcënuar me thikë babain dhe e ka kërcënuar se do e vriste.

Në një njoftim për mediat, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se kanë arrestuar këtë mëngjes B.H. 26-vjeç, pasi ka dhunuar babain në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë babanë e tij”, është ky njoftimi i Policisë.

Po këtë mëngjes në Elbasan ka rënë në pranga P.L., 33 vjeç, pasi ka qenë në kërkim pë vjedhje dhe E.Nj., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur./tvklan.al