Nuk lejonte fëmijët të shkonin në shkollë

Lihet në burg 37-vjeçari Ronald Kryemadhi, i cili u arrestua pak ditë më parë në Kamëz pasi qëlloi me armë në drejtim të policisë.

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg për 37-vjeçarin. Ky i fundit ka lejuar fëmijët e tij që të shkojnë në shkollë për shkak të besimit fetar.

Efektivët e komisariatit të Kamzës shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin në gjykatë, por pasi i ka kundërshtuar fizikisht ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.

U desh ndërhyrja e forcave RENEA për të bërë të mundur kapjen e tij.

Tv Klan