Një 51-vjeçar i dënuar më parë për vrasje dhe kontrabandë është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës. Autoritetet njoftojnë se në bazë të informacioneve që kishte për këtë person, se dispononte armë zjarri në banesë, kanë zhvilluar një kontroll për arrestimin e tij.

Por kur policia ka shkuar pranë banesës së tij, personi i identifikuar me iniciale A.I. ka marrë një granatë difensive me vete dhe ka tentuar të largohet duke kërcënuar punonjësit e Policisë që të mos e ndiqnin, pasi do t’i qëllonte.

Policia ka rrethuar zonën dhe është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e këtij personi, i cili mbante me vete një granatë difensive të montuar me ndezës universal.

Po ashtu policia ka arritur që të zhvillojë një kontroll në banesën e këtij personi dhe ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 19 fishekë./tvklan.al