Policia e Lezhës njoftoi të dielën kapën një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim për “kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe armëmbajtje pa leje.
“Më datë 18.05.2025, nga Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor, Xh. S., 27 vjeç, banues në Lezhë”, njoftuan uniformat blu.
Por pas konsultimeve me prokurorin, policia njoftoi se i riu do të ndiqet në gjendje të lirë.
27-vjeçari u shpall në kërkim bashkë me një person tjetër, pasi vëllezërit e një kandidateje për deputete në Lezhë, pretendojnë se janë kanosur me armë në fshatin Dajç.
Ata kanë pretenduar se janë ndjekur nga dy makina për shkak të fushatës elektorale të motrës së tyre në qarkun e Lezhës./tvklan.al