Danimarka mundi 2-1 Republikën Çeke

Anglia ishte shumë e fortë për Ukrainën. Në Olimpiko të Romës skuadra e Southgate fitoi 4-0 duke kërcënuar hapur të gjithë rivalët që pretendojnë trofeun e këtij edicioni.

Të gjithë golat e Anglisë erdhën si rezultat i mbrojtjes së dobët ukrainase e cila nuk markoi si duhet madje as në rastet e goditjeve standarde. Golin e parë e shënoi Harry Kane në minutën e 4’.

Në sekondat e para të pjesës së dytë McGuire dyfishoi rezultatin. Nuk vonoi goli i tretë sërish nga Kane.

Në gjysmëfinale Anglia gjen Danimarkën që fitoi ndaj Çekisë 2-1. Danezët shënuan shumë shpejt, që në minutën e 5’ të ndeshjes. Pjesën e parë e dominuan duke realizuar edhe golin e dytë në fundin e saj.

Me fillimin e së dytës u duk se çekët do ta kthenin lojën pasi mundën të shënojnë me Patrik Shik. Por Danimarka arriti ta ruante të pandryshuar rezultatin.

Tv Klan