Lideri i Koresë së Veriut ka thënë se vendi i tij do të përdorë armë bërthamore i pari, vetëm nëse shkelet sovraniteti i vendit të tij.

Kim Jong Un gjithashtu tha se ai është i gatshëm që t’i përmirësojë marrëdhëniet me vendet “armike”. Ai ka bërë thirrje për bisedime me Korenë e Jugut dhe gjithashtu për Shtetet e Bashkuara që të mos ndërhyjnë në marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve.

Kim ka folur në Penjan në Kongresin e Partisë së Punëtorëve, i pari që po mbahet pas shumë dekadash.

Korea e Veriut ndodhet nën presion të madh diplomatik, pas testeve të fundit bërthamore, si dhe atyre me rreze të gjatë raketore. /

tvklan.al