Policia e Tiranës ka bërë të mundur sot parandalimin e një ngjarje kriminale.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë 50 – vjeçari Xhavid Sela, i cili pas një konflikti verbal me kunatin e tij, 46 – vjeçarin me iniciale Sh. S., e ka kërcënuar atë me armë zjarri.

Efektivët e Komisariatit Nr 5 kanë bërë të mundur ndërhyrjen në kohë, duke arrestuar 50 – vjeçarin, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit.

Mbi Selën rëndon akuza për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./tvklan.al