Arrestohet 36-vjeçari me 27 granata

Një 36-vjeçar nga qyteti i Elbasanit është vënë në pranga pas kërcënimeve me jetë ndaj bashkëshortes dhe familjarëve të saj si dhe sekuestrimit të 27 granatave.

Pas informacioneve se kërcënonte bashkëshorten dhe familjarët e saj se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura në shtëpinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme, policia kreu kontroll në këtë banesë ku gjeti 27 granata ofensive dhe defensive.

Kjo solli arrestimin e 36-vjeçarit me iniciale F.M., i cili tashmë do të përballet në gjyq me akuzat për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhunë në familje”./tvklan.al