Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kërcënoi me thikë punonjësit e policisë bashkiake në Tiranë.

Këta të fundit kishin shkuar për t’i hequr nga trotuari produktet që shiste në anë të rrugës tek “Komuna e Parisit”, ndërsa kanë hasur në rezistencën e tij. Në këtë moment, agresori Arben Lleshi nxorri thikë duke kërcënuar policët bashkiakë.

Ai u arrestua falë ndërhyrjes së forca të policisë së rendit. Ndaj tij janë referuar akuzat kundërshtim i punonjësit të policisë bashkiake dhe kanosje për shkak të detyrës. Arben Lleshi rezulton se ka qenë i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme. /

tvklan.al