Një 61-vjeçar përfundoi në pranga këtë të premte, pasi kërcënoi punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Sipas policisë, i arrestuari me iniciale R. S., u konfliktua për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e R. S. dhe gjatë momentit që ky person po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

“Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale“, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.

Në përfundim u bë arrestimi në flagrancë i 61-vjeçarit, i cili akuzohet për mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit./tvklan.al