Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi këmbëngul se ideja e tij është për korrigjimin e kufijve, duke marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin nga Serbia.

Ndërsa ai kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Presidenti Hashim Thaçi siguroi se nuk do të lejojë kurrë që të preket territori i Kosovës.

“Luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo”

, u shpreh ai.

“Askush zyrtarisht nuk e ka hapur diçka të tillë por nuk do të lejoj që të jem në tavolinën ku të diskutohet për ndarje të territorit të Kosovës. Unë jam Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo. Ndarje jo, as sovranitet të dyfishtë jo dhe as ndonjë pretendim për krijim të Republikës Srpska

“, u shpreh Presidenti kosovar Hashim Thaçi.

/tvklan.al