Arrestohen dhe dy persona të tjerë në Elbasan

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Elbasan. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas. Më pas e ka kërcënuar atë me thikë.

Ndërkohë po në Elbasan është proceduar në gjendje të lirë një 31-vjeçar pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Dy persona të tjerë janë arrestuar janë arrestuar nga policia rrugore.

I pari, një 43-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Kodër Bujarës, Elbasan,  pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa një 22-vjeçar ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor./tvklan.al