Një 35-vjeçar me iniciale A.B. në Këlcyrë është arrestuar nga policia pasi kanoste për jetën babain e tij 66-vjeçar.

Uniformat blu u informuan për sherrin brenda familjes dhe shkuan menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. 35-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për kanosje.

Sipas policisë, ngjarja kishte ndodhur për motive të dobëta. /tvklan.al