Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Itali, pasi është kapur në flagrancë duke kërcënuar prindërit e tij.

Policia e Romës kishte dalë për kontrolle rutinë, por dëgjoi se nga një shtëpi afër tyre dëgjoheshin britma. Ata pasi kanë marrë konfirmim për ngjarjen, janë nisur menjëherë dhe aty kanë gjetur një 30-vjeçar shqiptar që po kërcënonte prindërit e tij.

I riu kërkonte 100 Euro për të dalë e të argëtohej me miqtë e tij, por duket se prindërit nuk ia kishin dhënë dhe kishin rënë pre e dhunës.

Hetimet e menjëhershme nxorën në pah dhe episode të ngjashme dhune dhe kërkesa të vazhdueshme për para, që kishin ndodhur gjatë tre viteve të fundit.

Mediat në Itali, teksa citojnë policinë raportojnë se 30-vjeçari kishte raste që kërkonte dhe 1 mijë Euro. Tashmë 30-vjeçari është arrestuar për dhunë në familje dhe zhvatje./tvklan.al