11 persona, mes tyre dhe 2 shqiptarë, janë duke u hetuar nga autoritetet në Itali pasi kanë kërcënuar Presidentin e vendit, Sergio Mattarella. Mediat në Itali bëjnë me dije se hetimet po zhvillohen nga  zëvendësprokurori i Romës, Eugenio Albamonte, dhe akuzat e ngritura janë ‘ofendim të nderit dhe prestigjit të Kryetarit të Shtetit’, ‘fyerje dhe kërcënim’ të bëra nga mediat sociale.

Prokurori ka zbuluar se 11 personat që po hetohen kanë publikuar mesazhe kundër Presidentit ku kërcënonin se do e vrisnin atë.

Le të armatosemi dhe të shkojmë ta vrasim“, “Unë uroj që të vdesësh“, “Unë nuk mund të pres për varrimin tuaj“, “Unë dua të shoh të vdekur“, janë disa nga mesazhet e mbledhura nga Prokurori. Këto postime janë kryer gjatë kohës kur Itali vitin e shkuar ishte në karantinë totale dhe qytetarët kundërshtonin masat kundër Covid.

Personat që po hetohen kanë një shpërndarje të gjerë gjeografike, por kanë dhe profesione të ndryshme. Në hetim janë, Simone Gagliardone, Renè Nani, Arjan Karagjozi (Shqiptar që punon si elektricist në Genova), Alessandra Pioli, Carlo Botta, Rosario Ricci, Irena Salati (Shqiptare që jeton në Romë), Alessio Pichi, Salvatore Giuseppe Ingrosso, Alessandro Bellomo  dhe Vito Contesi.

Të gjithë këta persona për një periudhë disa javore kanë shprehur mendime kundër Presidentit në mediat sociale. Por nuk ka qenë vetëm Mattarella i kërcënuar, pasi 11 të hetuar kanë shkruar mesazhe dhe kundër ish-Kryeministrit Giuseppe Conte dhe anëtarëve të tjerë në kabinetit qeveritar./tvklan.al