E ardhmja e Granit Xhakës ka marrë një kthesë të papritur. Mesfushori zvicerian ishte shumë afër firmës me Romën, por duket se oferta e italianëve nuk bind Arsenalin.

Sipas mediave britanike, Roma ka ofruar vetëm 15 milionë euro plus bonuse që mund të kapin totalin e 18 milionë eurove, gjithsesi, “londinezët” nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre.

Arsenal kërkon 20 milionë Euro për kartonin e 28-vjeçarit, i blerë nga Borusia Mynshengladbah në vitin 2016 për shifrën e 45 milionë eurove.

Që prej asaj kohe, Xhaka ka luajtur në 161 sfida me Arsenalin, duke realizuar 9 gola dhe dhënë shumë asiste për shokët e skuadrës.

Trajneri i ri i Romës, Jose Murinjo e shikon si përforcimin ideal për ekipin e tij, duke e vlerësuar tej mase futbollistin me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Zvicrën në nivel kombëtaresh.

Klan News