Edhe zëdhënësja e Komisionit Europian Natasha Bertaud komentoi nga Brukseli mocionin e kaluar në Parlamentin holandez. Ajo mohoi që Komisioni Europian të ketë marrë kërkesë për pezullim vizash për Shqipërinë nga Holanda.

E pyetur nëse ky vendim i parlamentit holandez lidhet me negociatat, zëdhënësja e KE-së tha se Shqipëria ashtu si vendet e tjera të Ballkanit po vijon përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Europian dhe se veprime të tjera nevojiten në disa fusha specifike.

Tv Klan