Prej tre ditësh LSI po kërkon përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi për gjuhën e përdorur në Kuvend.

Ditën e sotme kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka kërkuar që në orën 18:00 të mblidhet Byroja e Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës.

Në një deklaratë për mediat (2 Prill) pas mbledhjes së grupit të LSI, Kryemadhi thotë se kjo kërkesë vjen pas fjalorit të papërshtatshëm të Kryeministrit në seancën e fundit plenare.

Kryetarja e LSI theksoi se Kryeministri fyeu qytetarët në Shqipëri, por edhe në Kosovë, me fjalorin e përdorur.

“Në Kuvend do të kërkojmë përjashtimin e Ramës për këtë arsye, për sjelljen e Kryeministrit për qytetarët

“, u shpreh Kryemadhi./tvklan.al