Dërgohet rezolutë për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabele Santos, ka kërkuar nëpërmjet një draft rezolute angazhimin e institucioneve shqiptare për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara në Tetor 2020.

Santos kujton se progresi në anëtarësimin ne BE sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit varet nga reformat e qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjitha fushat themelore, në veçanti nga sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Ajo nxit autoritetet të shtojnë përpjekjet e tyre për të forcuar dialogun politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike të vendit, duke përmirësuar klimën për pluralizmin e mediave dhe shoqërinë civile.

Në projektrezolutën që pritet të diskutohet në muajt në vijim inkurajohen udhëheqësit politikë shqiptare që të krijojnë një klimë besimi duke kapërcyer mungesën e dialogut dhe shpreh shqetësimin e tij serioz për klimën politike të polarizuar dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak që vazhdojnë të pengojnë procesin demokratik.

Parlamenti Evropian ju kujton forcave politike se kanë përgjegjësinë e përbashkët për të kaluar nga akuzat e ndërsjella, vendimet e njëanshme dhe bojkotet, duke u mbështetur në shembuj pozitivë të përpjekjeve për ndërtimin e konsensusit, të tilla si ato që çojnë në marrëveshjen e 5 Qershorit 2020 mbi Reformën Zgjedhore.

Në tekstin e projektrezolutës që i është paraqitur Komisionit të Jashtëm shprehet shqetësimi për masat e propozuara në bazë të projektligjit për mediat dhe mirëpritet angazhimin për të miratuar ndryshime vetëm nëse vlerësohen se janë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Klan Plus