Kërkesa e veçantë e babait për djalin

Posta

Kërkesa e veçantë e babait për djalin

15:16 29/09/2019

Marrëdhëniet mes adoleshentëve dhe prindërve të tyre janë delikate. Me rritjen e fëmijëve fillojnë edhe problematikat dhe një distancë ku shpeshherë nuk kuptohet kush është fajtori. Historia e sotme tek “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan tregon pikërisht dëshirën e babait për një marrëdhënie edhe më të ngushtë me djalin e tij. Ai ka ftuar në studio birin e tij, Olsin dhe i kërkon atij që të bëhen shokë me njëri-tjetrin.

Dashi: E kam thirrur Olsin këtu sepse realisht ai nuk është rritur në duart e mia dhe me dashurinë time sepse kam emigruar herët që kur kam qenë i vogël fare, 12 vjet. Pastaj u rrita, punova, u martova, lindi Olsi dhe emigrova prapë drejt Greqisë. Olsi u rrit në duart e mamasë, babit dhe nuses time.

Arditi: Ajo që më bën përshtypje është se e nise me mamanë, babin dhe pastaj nusen. E bëre renditjen pak të çuditshme.

Dashi: (Qesh) E bëj në fakt sepse prindërit e mi nuk jetojnë më. Në mos gaboj i kam pasur gjënë më të shtrenjtë të jetës sime. Në fakt, ata kanë dy vjet e ca që kanë ikur nga kjo botë dhe më kanë penalizuar si mua, Olsin dhe të gjithë si familje.

Arditi: Është një penalizim hyjnor…

Dashi: Ok, Ok, por do ta tregoj historinë. Prandaj kam thirrur dhe Olsin këtu për këtë fakt dhe gjëra të tjera. Pas ikjes së prindërve Olsi mësoi diçka shumë të keqe, u sëmur tek shkolla, e kemi sjellë me urgjencë këtu në spital.

Arditi: Pse?

Dashi: Ishte shumë i lidhur sidomos me mamanë time dhe në mos gaboj më shumë i kërkonte mamasë time se mamasë së vetë. Duke mos më thënë mua që babi kam këtë problem, nuk më hiqet nga mendja apo nuk e di se çfarë mund të kishte pasur ai. Ra pa ndjenja tek shkolla dhe nuk fliste fare vetëm përpiqej. Mbas kësaj e çuam tek shtëpia, u bë mirë dhe pak apo shumë ja kërkova dhe i thashë: “Babi kjo është jeta dhe duhet ta pranojmë kështu siç është sepse dhe unë i desha fort, por tani ata s’janë më“.

Arditi: Ti e dëgjove ndërkohë Olsin apo i fole vetëm ti?

Dashi: Nuk e dëgjoja sepse nuk thoshte gjë.

Arditi: Nuk ja kërkoje ti këtë gjë?

Dashi: Ja kërkoja, por ai nuk më thotë gjë mua vetëm mamasë së vetë i thotë: Thuaji babit që e dua këtë gjë. Prandaj e kam sjellë edhe këtu. Ai më duket i veçantë.

Arditi: Cili është shqetësimi juaj kryesor sot?

Dashi: Shqetësimi im kryesor është që të komunikojë me mua, ashtu si unë ja kam dhënë mundësinë sepse vazhdimisht i them mos më konsidero si baba, por më konsidero si shok sepse unë ashtu e konsideroj atë. Unë jam martuar i vogël Ardit, që 21 vjeç dhe Olsi është 16 vjet tani, gati-gati e kam shok dhe i them të kam shokun më të mirë, kështu më konsidero. Nuk e di çfarë ka përbrenda, nuk kam arritur ta zbuloj se faktikisht jo se nuk instistoj që ta zbuloj.

Arditi: Ai studion?

Dashi: Është në vit të parë gjimnaz.

Arditi: Përveç kësaj nuk merret me asgjë tjetër, me ndonjë aktivitet tjetër pas shkolle?

Dashi: Jo punon, më shumë ka shkuar për të mësuar. Kam djalin e vëllait dhe punon me kamerë në dasma dhe punon me të si fotograf dhe kameraman. Duket i lumtur për atë që bën.

Arditi: Bën para?

Dashi: (Qesh) Po bën para.

Arditi: Ndërkohë ti do që ai të të jetë shok, ka ndonjë shok me të cilin bisedon, të rezulton që ka ndonjë njeri me të cilin hapet?

Dashi: Ka shokë, por Olsi si natyrë nuk hapet shumë dhe nuk besoj se mund të hapet dhe shumë me shokët që ka.

Arditi: Sa kohë shpenzoni ju bashkë, atë e bir?

Dashi: Pak shpenzojmë Ardit, shumë pak sepse unë kam një makinë dhe punoj si taksixhi, iki natën, ditën. Edhe Olsi, tani dy vitet e fundit nuk rri shumë në shtëpi, nuk shpenzojmë kohë shumë.

Arditi: Atëherë në momentin që nuk shpenzon shumë kohë me Olsin si pretendon të jesh shok për ty kur nuk gjeni as kohën për të qëndruar jo më për të folur bashkë?

Dashi: Ardit ndoshta ti dhe Olsi kini të drejtë.

Arditi: Pse dhe Olsi kështu thotë?

Dashi: Kështu, por dhe babai im dikur ka punuar dhe nuk ka shpenzuar shumë kohë me mua, por unë atë që kisha ia thoja.

Arditi: Jam shumë kureshtar çfarë do thotë Olsi në rastin që ka ardhur.

Olsi  pasi ka marrë mesazhin nga rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe vjen në studion e programit “E Diela Shqiptare”.

Arditi: Ke emocione?

Olsi: Vetëm pak.

Arditi: Kush të ka thirrur sot?

Olsi: Se di, nuk kam asnjë ide, thjesht jam shumë i emocionuar.

Arditi: Shok, shoqe ke?

Olsi: Po, normal.

Arditi: Kush është shoku më i ngushtë?

Olsi: Kam një djalë nga Hotolishti, por shoqja më e ngushtë është nga Korça, por që e ka bërë shkollën në Hotolisht.

Arditi: E di mami me babin këtë punë?

Olsi: Po, e di. E kam shoqe të ngushtë, por jemi lidhur shumë.

Arditi: Me kë je më shumë i lidhur me mamin apo me babin?

Olsi: Me babin.

Ardit Gjebrea e fton të shikojë në ekran se kush e ka thirrur në program.

Olsi: E dija. (Qesh)

Arditi: Po nga e dije?

Olsi: Sepse me babin jemi si shok dhe e dija që do e bënte diçka të tillë.

Dashi: Jo pa qëllim të them dhe tek shtëpia që je shoku im më i mirë dhe më i shtrenjtë, mbasi të gjithë prindërit e thonë këtë, por unë e them me shpirt se ajo që të ndodhi ty para dy vitesh unë nuk e doja jetën. Dua të të kërkoj që ajo që ndodhi atëherë mos ndodhë më. Ti vërtet i the Arditit që unë me babin konsumoj shumë gjëra por ne nuk kemi folur shumë. Ti nuk më ke thënë që me ke shok apo për shoqen që ke.

Arditi: Olsi, ti më the që babin e ke shok, por babi nuk e ndjen që të ka shok, çfarë mendon që e pengon këtë gjë?

Olsi: Jam tip që nuk më pëlqen të flas shumë, por t’i mbaj gjërat për vete. Nuk më pëlqen të hapem me askënd.

Arditi: Po me gjyshin, me gjyshen?

Olsi: Me gjyshin po, me atë ishim vërtet shok.

Arditi: Si mund ta rikuperojmë këtë gjë, çfarë mund të bëjë babi që ta kesh shok si gjyshin?

Olsi: Nuk e di. Është shumë e vështirë.

Arditi e fton Dashin që ta përqafojë Olsin./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi