Menjëherë pas njoftimit të Prokurorisë që kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë një deklaratë për mediat nga selia blu.
Kreu i demokratëve ka kërkuar që të mblidhet me urgjencë Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të Saimir Tahirit.
“I bëj thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë. I bëj thirrje Kuvendit që të mbledhë Komisionin e Mandateve dhe seancës plenare për të vepruar pa vonesë. Çdo orë, çdo minutë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e prova.
Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm dhe deputet i i Kuvendit të ndihet përgjegjës para tyre. Të veprojë në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. Në fakt, që prej këtij momementi qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar de facto. Çdo ditë e qëndrimit të tij si kryeministër është një agoni për Shqipërinë.
Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht. Një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i çekuilibruar. Partia Socialiste është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të Partisë Socialiste. Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve dhe seancës plenare për të votuar heqjen e imunitetit që do t’i hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm Saimir Tahirit.
Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Koha nuk pret
”,
u shpreh Lulzim Basha. /
tvklan.al