Kërkesat për azil në Francë

Posta

Kërkesat për azil në Francë

17:49 25/09/2019

Macron kërkon rishikim të politikave të BE

Numri i lartë i aplikimeve për azil nga vendet e sigurta të origjinës vijon të shqetësojë politikën franceze. Teksa në vend diskutohet për reformimin e sistemit të migracionit, presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi përmes një interviste radiofonike, përcaktimin e rregullave të forta për të dekurajuar numrin e lartë të azilkërkuesve nga vende që nuk janë në luftë.

“Duhet një reflektim në lidhje me kërkesat për azil në Francë, nga shtetas që vijnë nga ato që janë në listën e vendeve të sigurta të origjinë. Dy vitet e fundit ka pasur më pak emigrantë të ardhur në Europë, por ka pasur rritje të kërkesave për azil në Francë. Ato vijnë nga vende me të cilat kemi marrëdhënie normale, që nuk janë në luftë dhe që janë pjesë e sistemit të lëvizjes pa viza”.

Macron tha se azilkërkuesit nga vendet e sigurta të origjinës përfitojnë kryesisht nga rregullat e pranimit në raste të emergjencave shëndetësore. Statistikat e Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve tregojnë se vetëm në vitin e kaluar, rreth 5 800 shqiptarë kërkuan azil në Francë. Ata u renditën të parët në Europë dhe të dytët në botë pas atyre nga Afganistani për nga numri i kërkesave për azil, të ndjekur nga gjeorgjianët.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi